U VRA NË NJË ORË ME AZEM HAJDARIN
Po vendi?
Naim Canaj, i vrari i katërt i 12 shtatorit 1998
Ja çfarë ka ndodhur një [?] Në natën e 12 shtatorit të një viti më parë në urgjencën e Spitalit Nr 2 pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë është paraqitur një person i plagosur me armë zjarri. I sëmuri në gjendje tepër të rëndë nuk ka qendruar [?] në sallën e urgjencës, por është [?] … kelqim Hajdari. Pra, një tjetër i vrarë në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998 në Tiranë. Mbrëmje kur u vra pranë selisë së Partisë Demokratike deputeti Azem Hajdari së bashku me truprojën e tij Besim Çera, ndërsa u plagos ku me truprojën tjetër Zeni Neka. transferuar urgjent në klinikën e kirurgjisë. Klinika jore në datën 12 shtator të vitit 1998 ka qenë Klinika Nr.1 e Kirurgjisë. Megjënëse në urgjencë nuk ka qëndruar, për të plagosurin e datës 12 shtator në darkë nuk ka asnjë të dhënë të shkruar në këtë repart. Ndërkohë që ai është regjistruar në regjistrin e klinikës së parë ku dhe i është bërë ndërhyrja kirurgjikale. Quhet Naim Cangu. Mosha dhe vendbanimi nuk është e shkruar në regjistër. Shumë shpesh shpejtësia bën që disa elementë edhe të shkasin thonë punonjësit e klinikës, por zakonisht këto shënohen në kartelë. Diagnoza e regjistrit të një viti më parë është: Plagë me Armë Zjarri në regjionin hypokondriak në të majtë dhe të djathtë, dëmtim i kockës së djathtë dhe disa plagë të tjera. Regjistri specifikon të dhënat paraprake të gjendjes shëndetësore të së semurit si dhe ndërhyrjen kirurgjikale që i është bërë e nga cili mjek. Rasti i Naim Cangut nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mjekët e tjerë të cilët e kanë parë atë, në mëngjesin e një dite më pas, pak kohë përpara se të ndërronte jetë. Po e mbaj mend, thotë një nga mjekët e klinikës së parë. Ishte një djalë i ri mjaft i fuqishëm, muskuloz, por nuk mund të përballojë gjithë ato plagë që kishte marrë. Kishte dëmtime shumë të mëdha në bark dhe në gjoks. Ai jetoi rreth 10-12 orë dhe vdiq, thotë mjeku, duke sqaruar se, gjendja e tij edhe pas operacionit ka qenë absolutisht e papajtueshme me jetën. Gjatë 10 orëve që ka jetuar, i plagosuri është mbajtur nën vëzhgimin e kujdesshëm të mjekëve në repartin e reanimacionit. Fatmirësisht, nuk mbajmë mend të ketë shkuar gjatë atyre orëve, thonë mjekët. Ndërkohë ata e pranojnë se edhe pasi i plagosuri ka vdekur nuk ka pasur reagime nga të afërmit siç ndodh rëndom në këto raste. Edhe pse ora e shtrimit në klinikë nuk është shënuar, detyrimisht do të kenë qenë orët vona të natës, pasi ky operacion ka qenë i fundit i shënuar në regjistër për datën 12 shtator në darkë. KARTELA KLINIKE NË DUAR TË PROKURORISË. Kartela klinike është në duar të prokurorisë. Për të parë atë në Statistikën e QSUT janë paraqitur edhe përfaqësues të organeve të rendit të rrethit të Krujës. Sipas punonjësve të statistikës me urdhër të kryeprokurores Dolo rez Velaj kartela klinike është marrë nga spitali për tu vënë në shërbim të drejtësisë. Personi të cilit punonjësit e statistikës së Qendrës Spitalore Universitare Tiranë i kanë dorëzuar kartelën quhet Sh-
truprojën e tij Besim Çera, ndërsa u plagos rëndë një tjetër truprojë Zenel Neza.
Naim Cangu është njëri i katërt që nuk pati fat të jetonte atë natë. Është qëlluar në të njëjtën orë, për vdekje, e kanë çuar në spitalin civil njerëz që pasi e kanë lënë, menjëherë kanë ikur dhe kjo ka ndodhur në të njëjtën orë kur të tjerë njerëz çuan drejt spitalit ushtarak trupat e Hajdarit, Çeres, Nezës. I është nënshtruar një operacioni urgjent, i fundit në klinikën Nr.1 për atë natë, dhe ka vdekur 10 orë më pas, ditën tjetër.
Mjekët thonë se plagët e shumta që kishte marrë tregonin qartë se ishin pasojë e prezencës në një përplasje me armë zjarri, me përfundim vdekjeje e tij.
Policia nuk ka mundur të evidentojë, mbrëmjen e 12 shtatorit, vendin se ku është qëlluar Naim Cangu. Por nga raportet e shërbimit të katër komisariateve të Tiranës konfirmohet zyrtarisht se përplasje me armë nuk ka pasur në asnjë pikë tjetër të Tiranës, veç pranë selisë së Partisë Demokratike. Fati i keq për të është vërtetën ishte edhe këtu, para selisë së PD, dikush ka stimuluar irritimin e përkrahësve të deputetit Hajdari për të pasur vendin e ngjarjes nga provat e krimit. Policia nuk mundi të kryejë atë mbrëmje vendngjarjen menjëherë pas krimit, gjë të cilën e bëri minuta të tera më pas, të mjaftueshme për pastrimin e provave, të cilat, në duar ekspertësh mund të flisnin shumë për ngjarjen.
Megjithatë një pyetje vlen të bëhet: Kush e vrau Naim Cangun? Cili ishte ai? Njerëz të PD-së që në pyetëm dhe thanë se i nxjerin ishte një nga njerëzit që shiheshin shpesh në krah të figurave shumë të njohura pranë udhëheqëseve të Partisë Demokratike. Nëse është kështu, atëherë pse s’u ndje Partia Demokratike për vrasjen e Naim Cangut? Pse për rreth një vit për të nuk është folur fare?
Përgjigja mund të vonojë e mund të mos jepet kurrë. Fakt është se PD ka vazhduar vazhdimisht Prokurorinë për zvarritje të hetimeve dhe për mosgjetje të autorëve të krimit ndaj deputetit Azem Hajdari. Por jo me qëllim se sinqertë gjetjen e vrasësve të liderit dhe dëshmorit. Thjesht me qëllimin makabër të mbajtjes së kësaj çështje pezull, duke e përdorur turpshëm në luftën për pushtet. Ndërkohë, Prokuroria po heton gjetësisht, urdhëron remëruar në dhjetëra vende ku mund të gjenden provat që u fshehën mbrëmjen e vonë të 12 shtatorit. Një ndër këto prova është edhe vrasja e Naim Cangut.
Korresp. “Zëri i Popullit”