24/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 gusht 1999

Tjetër i vrarë në Durrës

. PROKURORI: ELIMINIM RECIPROK I GRUPEVE RIVALE. Viktima e radhës është e pesta e grupit të tij, ndërkohë që grupi rival me të cilin ka kohë që ndodhet në luftë, ka pësuar vetëm dy viktima. FAQE 2

Në burg bosët e fajdeve. NE PRANGA M. LEKA, VIDHTE ME FLAMURIN E S. BERISHËS

. Në foto: M. Leka me flamurin e PD. FAQE 2

Mbështetje totale urdhërave të Majkos kundër korrupsionit

ZERI SPECIALE . Operacione nga tregtarë, biznesmenë, qytetarë nga Shkodra, Tirana, Durrësi, Korça, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Dibra... FAQE 4-5

Në pranga dy infermiere, morën ryshfet

. Sorum me lekë për dy binjakë të mitur në Elbasan. FAQE 16

500 mijë lekë për të prishur përmendoren

Agresion barbar simboleve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare . 500 mijë lekë për të prishur përmendoren. Kaq ishte pagesa për të hedhur në erë “Heronjtë e Vigut”.

Qeveria: Shpejt ndëshkimi dhe restaurimi

. Qeveria Shqiptare u njoh me aktet e rënda të hedhjes në erë të memorialit që përkujton rënien e Pesë Heronjve të Vigut, në fshatin Vig të rrethit të Shkodrës si dhe të lapidarit të ngritur në përkujtim të Brigadës së 18-të Sulmuese në Sllovë të rrethit të Dib­rës. Qeveria shqiptare i konsideron këto akte të ndërhyra në harkun e 24 orëve të fundit një atentat të rëndë kundër vlerave të padiskutueshme të krijuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur partizanët shqiptarë e rreshtuan vendin në të njëjtin front me aleancën e gjerë kundër nazifashizmit. Kjo luftë meriton respektin dhe vlerësimin tonë më të lartë; vlerësimi dhe respekti për të është pjesë e aksionit për njohjen e vlerave që janë krijuar nga breza të tërë. Qeveria shqiptare shfrytëzon rastin të shprehë dhe njëherë vendosmërinë e saj të plotë për njohjen dhe respektimin e vlerave që populli shqiptar ka krijuar gjatë historisë së tij. Qeveria shqiptare është e vendosur t'u japë fund të gjitha praktikave dhe llogjikave primitive që synojnë vlerësimin e pjesëve të veçanta të historisë nëpërmjet zhvlerësimit dhe në dëm të vlerave të krijuara në kohë të caktuara. Qeveria shqiptare duke i dënuar ashpër këto akte, frymëzuesit dhe ekzekutorët e tyre shpreh vendosmërinë e saj të plotë për identifikimin e tyre, vënien para përgjegjësisë jo vetëm ligjore, por dhe morale si dhe shpreh mungesën e plotë të kompromisit me të gjitha ata faktorë e aktorë që kryejnë akte të tilla. Qeveria shqiptare angazhohet të kryejë restaurimin e plotë të këtyre memorialeve, duke synuar të japë një shembull të qartë të vlerësimit qytetar të kësaj pjese të historisë sonë.

E DIELË 29 GUSHT

. Telebingo e Verës 70 milionë dhe 500 mijë çdo minibingo.

APEL LEXUESVE TË “ZËRI” NË TIRANË: MOS BLINI GAZETA PA VULËN “TIRANA”

. Nëse hasni gazeta pa këtë vulë lajmëroni në tel: 270-31, 290-77, 292-20.