25/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 mars 2000

Identifikohet autori i serialit të vrasjeve gjakmarrëse në Kutalli të Beratit

Ja fytyra e killerit që vret për gjak

• Ministria e rendit ofron 5 milionë lekë për atë që do japë informacion për vendndodhjen e tij • Garantohet fshehtësia e personit • Agjentët e policisë kriminale si dhe ekspertët e TIRANË- Autori i vrasjes së Kryetarit të Komunës së Kutallisë në rrethin e Beratit është 30 vjeçari Artan Yzeiri. Njoftimi i mësipërm është zyrtar dhe është bërë i ditur përmes Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Rendit Publik. Brenda 24 orësh policia ka arritur të identifikojë plotësisht autorin e krimit, të ndodhur në orët e para të ditës së enjte në fshatin Sque... [?] të rrethit të Beratit. Sipas komunikatës zyrtare të Zyrës së Shtypit, autori i vrasjes së shtetasit Shkëlqim Çala, është 30 vjeçari Artan Yzeiri, lindur në Berat dhe banues në Sheq të madh të rrethit të Fierit. Në këtë konkluzion policia kriminale e Beratit, e ndihmuar nga një ekspertë antikrim të dikasterit, ka arritur pas një morie veprimesh profesionale të kryera në vendin e ngjarjes dhe në të gjitha lidhjet e mundshme të personit fillimisht të dyshuar. Hetimet e para janë orientuar drejt hakmarrjes së vjetër që ka ekzistuar Garantohet vështetësia e personit • Agjentët e policisë kriminale si dhe ekspertët e dikasterit kanë seleksionuar të gjitha të dhënat për vrasjen

Meta përuron klinikën e atyre që vdisnin nga hemodializa

Shumëfish numri i të sëmurëve që u shpëtohet jeta TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë zotit Ilir Meta, mori pjesë dje në ceremoninë e përurimit të Repartit të restauruar të Hemodializës. Projekti i restaurimit ka kushtuar 431.000 dollarë. FAQE 5

Rinovimi i Berishës me B. Çelën, sh. Meminë e P. Martini

Dikush dje guxoi të quante Berishën të rinovuar TIRANË- Nuk mund të jetë i rinovuar Berisha kur mbi shpinë ka faturën e sh-

400 faqe të reja zbardhin vrasjen

Vrasja e studentes TIRANË- Dosja hetimore e vrasjes së 19 vjeçares Kozeta Hyseni, përmblidhet në rreth 400 faqen të cilat janë grumbulluar dyshimet, versionet, deponimet dhe të dhënat e policisë kriminale. Me kërkesë të prokurorit të çështjes, dje në Prokurorinë e Tiranës, ka ngjitur shkallët për të deponuar gjithçka rreth motrës së të vrarë vëllai i Kozeta Hysenit. Vëllai i ish studentes së vrarë ka bërë publike para grupit të prokurorëve që po rihetojnë njërën nga çështjet më enigmatike deri tani, por edhe ka bërë prezente një numër të madh sendesh personale të motrës FAQE 7

P. Martinini

TIRANË- Nuk mund të jetë rinovuar Berisha kur mbi shpinë ka faturën e shkaktërimit të shtetit, 4 mijë të vrarë, dhe në qeverinë një përfshirë njerëzit që kanë ndërtuar piramida, hapur depo armësh, shkatërruar drejtësinë. FAQE 2

Kryengritja e Berishës, 10 milionë dollarë dëme

Spekulimi ose realiteti sipas qejfit “PASQYRIMI” I REALITETIT [Karikaturë, firmosur: K. RAKA] 14 shtatori, prokuroria bën hesapet e dëmeve para gjykatës Kryengritja e Berishës, 10 milionë dollarë dëme • Ata që vodhën kryeministrinë vodhën dhe dyqanet, pacifikun • Nga administrimi i provave shkresore rezulton se: 44 milionë dëme janë shkaktuar kryeministrisë. 2 milionë vlera e armatimeve të grabitura në depo e policisë pranë RTVSH-së, 906 mijë USD, dëmi ndaj “Pacifik” etj. FAQE 7

Nano: Forum politik të shqiptarëve për stabilizim e integrim euroatlantik

Kryetari i PSSH, takim me përfaqësues politikë të shqiptarëve në Mal të Zi “Për t’i dhënë këtij forumi strukturën dhe seriozitetin e duhur, mendoj se duhet të përfshijmë të gjitha partitë parlamentare në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë” FAQE 3

Milo-Mihajllova-Dimitrov: Do mbrojmë Koridorin 8

Ministrat e jashtëm Shqiptarë, bullgarë dhe maqedonas në takimin trepalësh në Tiranë Tre ministrat e jashtëm të Ballkanit vlerësojnë si bazë për realizimin e Paktit të Stabilitetit, projektet e përbashkëta ekonomike, për sigurinë dhe stabilitetin. Integrimi euroatlantik dhe koridori 8, në fokus të bashkëpunimit ndërrajonal

Unë President? As që e kam menduar

Godo prononcohet Unë President? As që e kam menduar TIRANË - “As që më ka shkuar ndërmend edhe kur më është propozuar një posti i tillë para disa kohësh. Për më tepër që nuk mund t’i vësh kapakun një tenxhereje ku zihen brenda gjëra të tjera”. FAQE 2

Nuk zbatohet udhëzimi Angjelit për llogarinë

Garancia doganore Nuk zbatohet udhëzimi Angjelit për llogarinë DURRËS- Dogana e Durrësit por dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk zbatojnë udhëzimin e Angjelit për hapjen e një llogarie të veçantë për garancinë doganore. FAQE 9

“E care”

Parlament studentësh apo kukullash?