fiton PASOK, emigrantët shqiptarë legalizim të sigurtë
Greqi / Zgjedhjet tek fqinjët, me ndikim të madh edhe tek mbi 300 mijë emigrantët shqiptarë
• Fiton PASOK, Simitis po ndërton shoqëri me fytyrë njerëzore • E ardhmja: Ligj për emigracionin dhe dy marrëveshje të reja për problemet sociale të emigrantëve tanë në Greqi; njëra do të zgjidhë përfundimisht çështjen e sigurimeve shoqërore të emigrantëve • Simitis: Në bashkë me ata që duan një shoqëri të lirisë dhe të solidaritetit • Nano: Vota për ju, votë për evropianizimin dhe modernizimin e mëtejshëm të Greqisë • Meta: Fitorja juaj, ndikim edhe tek qindramijë shqiptarë që punojnë në Greqi • Klinton përshëndet Simitis
NGA L.ZEGALI E L.ÇOTA NË FAQE 3,4
Meta: Pushtetin në Shkodër ka 10 vjet që e ka PD, ç'bëri?
Kryeministri Meta tregon në Parlament se çka bërë qeveria për qytetin e Shkodrës
Kryeministri: Ja çfarë kemi bërë nëpër rendin, investimet, punësimin, ndihmën ekonomike, transportin, telekomunikacionin, energjinë, ujin, rrugët, strehimin
FAQE 5
Meta: Antikorrupsioni duket në shtrimin e të ardhurave në dogana e tatime
Ministri Shtetit Zela diskuton Planin e Rishikuar kundër korrupsionit
FAQE 5
NATO rikthen financimet për infrastrukturën në Shqipëri
NDËRTOHEN MISIONET
FAQE 2
Vrasin shoferin, arrestohen maskat
Kukës - vepron policia
Vrasin shoferin, arrestohen maskat
LEZHË- Brenda pak orësh janë vendosur në pranga katër persona, të akuzuar për vrasjen e shoferit nga Kukësi. Katër banorë të rrethit të Kukësit akuzohen nga policia si autorë të një vrasjeje në pritë të 28 vjeçarit Gazmend Gashi.
FAQE 11
OSBE: Kush bojkoton zgjedhjet, sjell katastrofën për Shqipërinë
OSBE dorëzon në Qeveri projektin e Kodit Elektoral dhe bën paralajmërimet për zgjedhjet shqiptare
• Nuk zgjidhen gjërat me bojkot • Bojkoti do ta kthente Shqipërinë disa hapa pas • Ahrens: KQZ do të jetë jopolitike • OSBE, gati për regjistrimin e votuesve në çdo shtëpi
NGA ELA RUÇI - FAQE 2
Qershor, në Tiranë mbledhja e partive Socialdemokrate të rajonit, përfshirë ato të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi
Kryetari socialist Nano dhe sekretarja Ndërkombëtare Dade në mbledhjen e Këshillit të Internacionales Socialiste
• Nano, takime në Komisionin Europian me zyrtarët përgjegjës për procesin e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian
BRUKSEL - Nën kujdesin e Partisë Socialiste Evropiane, javën e tretë të qershorit, do të organizohet në Tiranë një Tryezë me partitë socialdemokrate të rajonit, përfshirë dhe ato të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kjo është vendosur dje në Bruksel gjatë punimeve të Këshillit të Internacionales Socialiste, Tema e kësaj Tryeze do të jetë: “Partitë e progresit, reformat e modernizimit të tyre dhe shembulli i PSSH për këtë qëllim”. Punimet e Këshillit u hapën nga Kryetari i tij Antonio Gutieres dhe temat qëndrore që priten të kthehen dhe në rezultata janë: “Sfidat e globalizimit në optikën socialdemokratike” si dhe “Harmonizimi i efekteve të globalizimit të tregjeve me politikat e punësimit dhe të kujdesit social”.
Gjithashtu në debat për t’u kthyer në rezoluta janë disa propozime për riklasifikimin e vendeve në zhvillim sipas barrës së borxheve, për të arritur zbutjen dhe në disa raste faljen e gjithë borxhit si dhe për uljen e varfërisë.
Gjatie punimeve të Këshillit zoti Nano është takuar me Antonio Gutieres, Valter Veltroni dhe drejtues të tjerë të partive simotra.
Po sot kryetari Nano ka bërë takime dhe në Komisionin Evropian me zyrtarët përgjegjës për procesin e Stabilizim Asociimit të cilin Shqipëria pret ta nënshkruajë brenda këtij viti. Në takimin e zotit Barba-zo, Drejtor i Përgjithshëm për procesin e Stabilizim Asociimit, z.Nano u mirëkuptua mbi masat që po merr dhe do të tërheqë qeveria dhe maxhoranca për të krijuar kushtet e zhvillimit të një procesi të pakthyeshëm integrimi, për zbatimin e të gjitha kushteve dhe masave që përfshin statusi-raport për negociatat e Stabilizim Asociimit. Në takim theksimin ju vu reformës së shërbimit civil, të sistemit financiar dhe bankar, të uljes së peshës së doganave në buxhet, duke rritur mbledhjen e të ardhurave fiskale nga sipërmarrësit privatë brenda vendit. Kalimi nga ekonomia informale kesh në një ekonomi të standardizuar operacionesh bankare dhe institucionesh financiare u konsiderua një domosdoshmëri e domosdoshme. Z. Barba-zo e ekipin e tij, shprehën mirëkuptim dhe angazhim të plotë për të përshpejtuar të gjitha hapat që çojnë në realizimin e angazhimeve të marra.
Në takim me Gerhard Shatabil, Drejtor për Europën Juglindore dhe Shqipërinë për procesin e Stabilizim Asociimit, z.Nano vlerësoi rolin e OSBE-së në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve lokale dhe të dy bashkëbiseduesit u mirëkuptuan për rolin e maxhorancës në të ardhmen e krijimin me OSBE-në në këtë qendër nga dora e bijtë që dëshmojnë procesin zgjedhor transparent, demokratik dhe të barabartë në Shqipëri.
Vritet pronari shqiptar, plagoset italiani
LAÇ- Konflikti për tokën
. Vritet bashkëpronar shqiptar dhe plagoset aksidentalisht kolegu i tij italian. Një mosmarrëveshje për motive krejt banale ka shkaktuar një të vrarë e një të plagosur.
FAQE 11
Myftari: Shiritat e filmave nuk ekzaminohen
Reagon Laboratori i kriminalistikës
Myftari: Shiritat e filmave nuk ekzaminohen
TIRANË- Laboratori Qëndror i Kriminalistikës ka ekzaminuar 11 persona dhe rreth 25 të tjerë nuk janë ekzaminuar për shkak se fotot e paraqitura nga ana e organit akuzës kanë qenë të dobëta.
Korresp. i “Zëri i Popullit”
FAQE 12