18/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 prill 2000

Këtë vit 67 mijë telefona plus, vetëm Tirana 34 mijë

TELEFONA BERZH, gati kredinë 30 milionë USD për telefoninë FAQE 10

Arrestohet në Greqi Lefter “Cenaj”, brenda javës në Tiranë

Të gjithë bosët e fajdeve dhe financuesit e fushatës së Berishës, një nga një në burg. Duhet të tregojnë ku i çuan paratë Borxhi i 20 mijë kreditorëve për shumë 40 milionë dollarëve, Lefter Cenaj, arrestohet në një lagje të Athinës nën akuzën e pastrimit të parave. Ish financuesi i fushatave lokale të Berishës mban mbi supe akuzat e vjedhjes me anë të mashtrimit dhe krimit të organizuar. Ai do të përballet edhe me drejtësinë greke për trafiqe të paligjshme në shtetin helen NGA MIRELA NDINI - FAQE 4

POLICIA PËR VLORËN P.D GJALLICA CENAJ & CO KAMBERI & CO VEFA HOLDING VOTONI PËR KANDIDATIN PËR KRYETAR BASHKIE

LAJM FAKT

Kryetari qesharak i opozitës Sali Berisha gënjeu si gjithmonë (ky është hobi i tij) kur tha në fundjavë se Qeveria kishte ndryshuar projektkodin elektoral të hartuar nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kryetari qesharak i opozitës Sali Berisha gënjeu si gjithmonë (ky është hobi i tij) kur tha në fundjavë se Qeveria kishte ndryshuar projektkodin elektoral të hartuar nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë (munguan ata të Sali Berishës) nën ombrellën e OSBE dhe paraqitur nga ambasadori i saj në Tiranë, Ahrens. Shumë dëshmitarë të hartimit të projektkodit thanë dje se asnjë ndryshim nuk i është bërë këtij projekti nga Qeveria e Shqipërisë. Zyrtarë të OSBE-së në Tiranë, nisur nga ky fakt nuk begenisën t’i kthenin përgjigje konferencës folklorike - e radhës - që mbajti kryetari qesharak i opozitës. Projektkodi, asnjë germë ndryshe nga ai që u hartua e paraqiti OSBE REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI PROJEKT LIGJ Nr. ____ datë ____ PËR KODIN ELEKTORAL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 81 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: KREU I PËRKUFIZIME DHE PARIME Neni 1 Përkufizime Për qëllimet e këtij kodi: - “Data e zgjedhjeve” është data e votimit e caktuar me dekret të Presidentit të Republikës dhe nuk përfshin ditën kur mund të zhvillohet raundi i dytë i votimit. - [pjesa e tekstit e palexueshme] Faksimile e projektkodit të paraqitur nga OSBE FAQE 2-3

Në Gush të do të vihi në konventën tonë

Demokratët e SHBA të presidentit Klinton ftesë kryeministrit Meta. • Kryeministri Meta, ftohet të marrë pjesë në konventën Kombëtare të Partisë Demokratike amerikane. Marrin pjesë mbi 500 kryetarë shtetesh, parlamentarë dhe të partive politike, nga mbi 100 vende të botës FAQE 3

Shpejt Holanda do të hapë ambasadë në Tiranë

Gjinushi e Nano takojnë kryetaren e Parlamentit holandez Po dje z. Nano dhe Gjinushi patën një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë me të cilin u theksua nevoja për të përfituar kuadrin ligjor të marrëveshjeve të bashkëpunimit, sidomos atë të taksimit të dyfishtë. Sekretari holandes i Ekonomisë dhe Tregtisë shprehu interesin e palës së tij për të marrë pjesë në investimet e Korridorit VIII, përveç Portit të Durrësit. FAQE 3

Banka Botërore: Shqipëria po ecën mirë me reformat

Angjeli e Cani në Samitin e Bankës Botërore dhe FMN-së Rishikim i marrëveshjes ESAF, PRGF, situata makroekonomike, politikat fiskale të ndjekura, reforma strukturore dhe në veçanti rezultatet e arritura në grumbullimin e të ardhurave tatimore dhe doganore, rezultatet në luftën kundër korrupsionit ishin objekt i diskutimit me shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë z. Mates. • Rishikim i marrëveshjes ESAF, PRGF, situata makroekonomike, politikat fiskale të ndjekura, reforma strukturore dhe në veçanti rezultatet e arritura në grumbullimin e të ardhurave tatimore dhe doganore, rezultatet në luftën kundër korrupsionit ishin objekt i diskutimit me shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë z. Mates FAQE 9

Brojka: Për pak ditë nisim punën në rrugët e Tiranës

Të mos politizohen fondet në momentet kur ato jepen FAQE 12

Shemsie Kadria: Po, unë kam qenë në dasmën e vajzës së Berishës me djalin e Luan Malltezi( t)

Vazhdon rrëfimi i Shemsie Kadrisë: Enigma e milionave; Qeveritarët kishin nevojë për paratë e mia Shemsie Kadria: Po, unë kam qenë në dasmën e vajzës së Berishës me djalin e Luan Malltezi(t) • Si u vodhën në Nëntor - Dhjetor ’96, 40 milionë USD nga dega e Vlorës • Shemsie Kadria: Kryeministri Meksi ka kërkuar që paratë e “Gjalliçës” t’i përdorte Banka • Tek “Gjalliça” mund të jenë futur me interes tërë rezervat e bankave • Flutura Haskon e kam shoqe të ngushtë FAQE 4-5

Procesi i parë: Zani Çaushi dënohet me tre vjet burg

Në proces gjyqi tjetër për vrasje FAQE 15

Berisha “i zgjidhi” me miting hallet Durrësit. Parulla: Sali, kënet(a) është gjithmonë me ty

Berisha “i zgjidhi” me miting hallet Durrësit. Parulla: Sali, këneta është gjithmonë me ty Qudia e një mitingu që mbledhi 3 mijë vetë nga e gjithë Shqipëria në Durrës FAQE 12

NË BRENDËSI

• Ruçi: Arritjet tona argument në luftën politike ............ 7 • Studentët shtojnë radhët e socialistëve në Gjirokastër ............ 7 • FRESSH krijon gjashtë organizata të reja në Elbasan ............ 7 • Burrel, përmbysje pozitive e pritur në punën e partisë ............ 6 • Bastionet mbeten bastione: shumëfish në Gramsh ............ 6