Procesi i regjistrimit të votuesve nuk duhet të politizohet
MENDIM I LIRË - NGA BASHKIM FINO
Fino: Ne synojmë që çdo shtetas të gjejë veten në listën elektorale të vendbanimit aktual
Ministri Poçi ka mbështetjen e qeverisë për punën e bërë
pasqyra — Drejtori i Shtypit Gëllçi në konferencë shtypi
pasqyra
Drejtori i Shtypit Gëllçi në konferencë shtypi
Ministri Poçi ka mbështetjen e qeverisë për punën e bërë
Krimi i rrugës, krimi i organizuar, trafiket kanë marrë në këto pesë muaj goditjen më të ashpër
FAQE 16
Bashkia ende nuk ka lidhur kontratat me firmat që do bëjnë 7 rrugët
Ja si pengojnë qëllimisht bashkitë e Berishës
Qeveria i dha paratë 10 ditë më parë
FAQE 12
Dje në Parkun “Rinia”, policia në 20 minuta kap 56 vetë
48 orë, vazhdon operacioni i policisë në të gjitha piktakimet e krimit në Tiranë
Në pranga 8 persona, 4 grabitës dhe 4 të tjerë të shpallur në kërkim prej kohësh
JA PERSONAT E ARRESTUAR
1. Arlind Gecaj 15 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, 2. Durim Mahmutaj 18 vjeç, lindur në Tepelenë e banues në Tiranë 3. Ardian Veseli 16 vjeç, nga Tirana 4. Sabri Tartari 16 vjeç, lindur në Kavajë e banues në Tiranë (Personat e mësipërm janë grabitës. Policia ka bllokuar një mori mjetesh elektroshtepiake, rreth 100 telekomanda, paketa cigare me vlerë të përgjithshme rreth 3 milionë lekë etj.) 5. Denis Meta 18 vjeç, nga Tirana, i shpallur në kërkim si autor i plagosjes me armë 6. Besnik Boko, banor i Zall Herrit, kërkohej si trafikant lëndësh narkotike e armësh 7. Ramadan Ruci 37 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, shpallur në kërkim pasi në majin e vitit të kaluar ka aksidentuar me vdekje një fëmijë e është larguar nga vendi i ngjarjes 8. Petrit Papleka 37 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, dënuar një herë më parë dhe i kërkuar pasi është dënuar në mungesë për “vjedhje në bashkëpunim”
FAQE 6
Nano: Të shkëputim nga Pushteti Lokal
Busulla e gjithë kësaj fushate duhet të jetë mbyllja e ciklit të largimit të regjimit të korruptuar të Berishës nga të gjithë nivelet e pushtetit lokal
Meta: Shqipëria është shtet modern dhe jo shtet feudal!
ÇËSHTJE E DITËS
Pavarësisht se si u komentua nga mediat deklarata e kryeministrit Meta, që, në vazhdën e vezhgimit nga afër të realitetit shqiptar, këto ditë do të zhvillojë një vizitë pune në Tropojë, strategjia e punës dhe e drejtimit të kryeministrit shqiptar është shprehje e një mentaliteti të ri civil në klasën tonë politike.
Nëse deri në vitin 1997 Berisha bëri një politikë feudale, duke e përçarë Shqipërinë dhe duke e ndarë në dome, Meta po demonstron një kulturë tjetër: pa zhurmë e pa bujë, me të gjitha mundësitë që ka, ai po shkul “kufijtë” feudale dhe po krijon territorin shqiptar të mbarsjehiptarëve. Nëse Berisha, në kohën e mbretërimit të tij, e ktheu Presidencën në konsullatë të Shkodrës dhe ia refuzoi me cinizëm primitiv “vizën” Nanos, për të vizituar Shkodrën, me shprehjen e famshme feudale “Shkodra nuk i do socialistët”, Meta nuk bëri asnjë tentativë për të sabotuar vizitën, që deklaroi Berisha për në Vlorë. Meta nuk e muoi synimin e Berishës thjesht sepse është njeri civil, që e di mirë, se një shqiptar mund të lëvizë lirshëm, pa “vizë”, në territorin e vendit të tij. Këtu qëndron ndryshimi i “vogël” mes këtyre dy liderve! Meta këtë mesazh kërkoi t’i transmetonte shqiptarëve që kur vizitat e para si kryeministër i bëri pikërisht në Shkodër, Malësi të Madhe, Lezhë. Berisha nuk e pëlqen filozofinë e Metës jo thjesht sepse nuk pëlqen me paramendim asnjë alternativë socialiste, por sepse nuk jeton dot në kohët moderne! Ai ka mall për principata, shpata, ferma, ekzekutime, intriga etj., dhe nuk do të ishte çudi, që, tani në aksham të karrierës së tij, të shkruante vëllimin e tretë të Don Kishotit të Mançes, ose autobiografinë e tij. Civilizimi dhe mentaliteti i ri prej drejtuesi i Metës është i admirueshëm, por këto virtyte nuk do të bëheshin rentabël, nëse nuk përqafohen nga të gjithë ne. Ky mentalitet nuk duhet paragjykuar, si “mentalitet socialist”, pasi mentaliteti i ri nuk ka atësi partiake. Ai shpreh një tendencë kombëtare, që, ndryshe nga Berisha, e gjykon pozicionin e Shqipërisë në kohët moderne dhe jo në feudalizëm!
Nano: Të shkulim nga Pushteti Lokal berishizmin me votë demokratike
Busulla e gjithë kësaj fushate duhet të jetë mbyllja e ciklit të largimit të regjimit të korruptuar të Berishës nga të gjithë nivelet e pushtetit lokal
të gjithë nivelet e pushtetit lokal
Nano: Të shkulim nga Pushteti Lokal berishizmin me votë demokratike
Në trevjeçarin ’97-’2000 është investuar 200 për qind më shumë në të gjitha rrethet e vendit, sesa në 5-vjeçarin ’92-’97 të Berishës
FAQE 2-3
Në foto: Kryetari i PSSH, Fatos Nano
Dajçi dhe borxhliu Ngjela nxjerrin PD nga komisioni
Vazhdon diskutimi i projektkodit elektoral
FAQE 4
Berisha kërkon ndryshimin e rezolutës së EDU kundër tij
Kryetari i PD në Austri, përpjekje koti
FAQE 10
Bëjnë 7 rrugët
parë
FAQE 12
Pengesa jo vetëm në Tiranë, por dhe në Durrës nga bashkia
Ja si Corea hedh
plehrat tek Ura e
Dajlanit, aty ku
ngrihet mbikalimi i
Korridorit Tetë
Ka urdhëruar më 5 nëntor ’98 komunalen që të hedhë plehrat përgjatë aty
FAQE 11
Shifra dhe statistika që tregojnë se sa njerëz janë në punë
Të shkurt 2000, numri i njerëzve që kanë gjetur punë: 1.320.141
Gjatë dy viteve ’98-’99 kanë gjetur punë dhe janë legalizuar në punë të ligjshme 200 mijë vetë
FAQE 8
NË BRENDËSI
• Ministri i Drejtësisë premton: Shpejt fushatë kontrollesh në gjithë gjykatat...... 7
• Një grup emigrantësh takojnë ambasadorin Robo në Athinë: Çdo bëhet me patentat shqiptare, erdhi 31 korriku ...... 14
• Çudi, fushata e Berishës nuk ndikon në çmime, rritet vetëm çmimi i preshit ...... 8
• PD sajon shpërthime me eksploziv; e vërteta në fshatin Stjar janë thyer xhamat e një kornize me foton e Azemit ............ 6