KLINTON JASHTË POLITIKËS - PRESIDENTI QË LAN RRROBAT NË LAVATRICE, LAN LIMUZINËN E TIJ
FAQE 16
5
Në pranga tre doganierë
Lejuan të hyjnë mallra pa u zhdoganuar në doganën e Shkodrës dhe Hanin e Hotit
FAQE 8
Berisha, ora për të ikur
Aleati i tij neofashist, Hajder ikën, ekstremisti francez Le Pen pa imunitet për sulme të dhunshme
FAQE 5
PD, fajji OSBE, jo i Ahrens
PD bëhet qesharake në diversionin e saj të peve “Gazidede” dhe gazi i botës ndaj rëndimit e OSBE-së
FAQE 5
Nenet e PD, s’kanë lidhje me Kodin
Komisioni i Ligjeve nuk do të shqyrtojë amendamentet e PD, ato janë kundër Kushtetutës
FAQE 5
Speciale: PS për tërën 40% të kryetarëve të “bazës” së saj
speciale
PS për tërën 40% të kryetarëve të “bazës” së saj
Mbyllen zgjedhjet në organizatat e PS, raporte nga nëntë rrethe të vendit. Ja cilët janë njerëzit që do të përfaqësojnë PS në bazë
FAQE 6-7
Tre ministra, Bode, Shamata, Çelo dhe Memia, dorë tek floriri
Policia vazhdon arrestimet, në pranga polici i katërt për thesarin e Tunelit të Krrabës
Çelsat e tunelit në shkurt ’97 i kishte Halit Shamata, në mars ’97 ja dha Belul Çelos, ministër i Berishës
Policët e arrestuar janë emëruar në ato detyra nga Halit Shamata • Prokuroria: Vjedhja është kryer në marsin e vitit 1997 • Deri në muajin e trazirave objekti nuk ka qenë i rëndësisë së veçantë • Objekti “Lumi” është bastisur në marsin 1997, ashtu si edhe disa reparte ushtarake afër tij • Për disa ditë me radhë ai është lënë në mëshirën e zotit
FAKTE E PYETJE • Tre policët e arrestuar si përgjegjës për vjedhjen e tunelit janë emëruar nga Halit Shamata • A është në gjendje ish ministri i Brendshëm të na thotë se cila është lidhja fisnore e tyre me zyrtarë të lartë të qeverive të PD-së? • Tuneli i Krrabës nuk ka qenë objekt i rëndësisë së veçantë deri në Shkurt ’97 • A mund të na japë ish ministri i Brendshëm Shamata ndonjë dokument që vërteton të kundërtën ose të na thotë arsyet se pse për katër vjet (nga ’93-’97) këtij tuneli nuk iu dha ky status? • Tuneli i Krrabës është bastisur gjatë ngjarjeve të Marsit ’97 dhe për shtatë ditë rresht ai dhe repartet përreth tij kanë qenë të shkreta ku nuk ruante këmbë njeriu • Ish ministri i Brendshëm Shamata nxori dje në publik historinë e çelsave të tuneleve të thesarit, duke thënë se vetë kish mbajtur dy çelesa • A mund të na thotë ish-ministri Shamata se kujt ja dorëzoi këto dy çelesa? • Ish ministri i Brendshëm që pasoi Halit Shamatën në këtë detyrë ishte Belul Çelo, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike? • A mund të na thotë PD se ku ndodhet Belul Çelo? • A mund të na thotë PD (Beluli është arratisur bashkë me ish drejtorin e përgjithshëm të policisë, Agim Shehu) se a kreu inventar të tunelit të Krrabës Belul Çelo? • Ish ministri i Brendshëm Shamata tha dje se çelesa të tunelit ka patur dhe guvernatori i atëhershëm i Bankës, zv. guvernatori • Guvernatori i Bankës së Shqipërisë atëherë ka qenë Qamil Tusha, i emëruar Guvernator nga Presidenti i Republikës Sali Berisha • Pse nuk pyetet Qamil Tusha se ç’i bëri çelsat e Tunelit të Krrabës? • A bëri ai inventar të gjendjes së thesarit pas trazirave të Marsit? • I mirënjohuri Shaban Memia, ish komandant i trupave paraushtarake në Prefekturën e Tiranës ka folur gjatë 48 orët e fundit duke dhënë hollësi mbi vjedhjen dhe sasinë e floririt të vjedhur • A mund të na thotë Memia se si ka mundësi që ishte pothuaj njeriu i vetëm në krye të trupave kriminale që vepronin në Tiranë, i cili tregohët nga fashatarët e Krrabës si njeriu që ka vizituar shpesh “politikisht” Krrabën gjatë 13-14-15 marsit 1997?
Po Jozefina, shuma që vodhët është 10 herë më e lartë: 90 milionë dollarë
Pas sulmeve të Jozefinës në përsëritje pohojmë: 13-14 marsi 1997, sulmi i diriguar mbi bankat, degët e thesarit në Veri dhe Jug të Shqipërisë
FAQE 2
Tirana mbytet! Brojka gënjen, nuk kishte asnjë punëtor në rrugët me ujë
ADMINISTRATA I ZË FRYMËN BASHKISË...
• sikur 900 punonjësit e bashkisë të kishin dalë, do ta kishin shpëtuar prej 7 vitesh tiranën
FAQE 4
ADMINISTRATA I ZË FRYMËN BASHKISË... • sikur 900 punonjësit e bashkisë të kishin dalë, do ta kishin shpëtuar prej 7 vitesh tiranën
Problem zbatimi i ligjit
ÇËSHTJE E DITËS
Problemi i grabitjes së Thesarit të Shtetit, i një pjese të shtruar në tunelet e Krrabës, më në fund duket se po shkon drejt ndriçimit të tij.
Opozita po luan lojën e saj: ajo ka deklaruar, se ky floriri është vjedhur nga zyrtarët socialistë. Kjo lojë është brenda logjikës së saj, të nisur me Firmat Piramidale, që, pasi i organizoi, i shëndoshu, i mobil, si i dështuar qefi, duke i vënë bosët piramidale, për t’i turmë zarafal plot me lek; edhe në ballë të dasmave të fëmijëve, akuzoi PS-në dhe Nanon, që vodhën thërrimet e mbetura!
Por PD-ja dihet ç’lojë ka! Shpëtësimi i pozitës dhe i PS-së është zbardhja e së vërtetës së këtij rasti, që ka sensibilizuar popullin shqiptar.
Kryeministri shqiptar, Ilir Meta, kërkoi ndërhyrjen e Prokurorisë në çështjen në fjalë. Nga dy ekspertizat e kryera, më 8 dhe 13 mars, dhe krahasuar me dokumentet e inventarit të fundit të kryer në këto tunele rezulton se është kryer një grabitje mekanike, në mars të vitit 1997. Në bazë të gjurmëve të gjetura në vendngjarje janë arrestuar tre persona dhe kërkohen dy të tjerë, gjurmët e të cilëve tashmë janë arkiuar.
Kjo është historia e grabitjes, ku shuma e grabitur, sipas komunikatës zyrtare, është 2.8 milion USD. Problemi është te zbatimi i ligjit të shtetit, i cili kërkon një inventar çdo tre muaj te depozitave të kësaj natyre nga tre perfaqësues të Bankës Kombëtare të Shtetit, Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Financave. Këto kontrolle nuk janë kryer rregullisht as në kohën kur ishte në pushtet PD-ja, as në kohën kur është PS-ja!
Në ligje kemi, të mira dhe me bollëk, por ne nuk kemi njohës e zbatues të tyre dhe as një supervizor, i cili të kontrollojë masën e zbatimit të ligjeve parlamentare të vendimeve shtetërore.
Në këtë grabitje nuk është problem, që t’i kujtohet PD-së, se 6 milion USD në Thesarin e Shkodrës nuk i grabiti PS-ja në 1997 e as ja vlen t’i kujtohet atë fatshëm e atë hajdutët që ulinikën “kampen hajdutllin”! Lidhur me këtë grabitje këtu nuk është rasti t’i kujtohet PD-së se ka mjaft lajthitje në akuzat e saj, që nga akuzat, që lidhen me lajme të “KJ”, kur ajo ishte e djegur nga PD-ja, e deri te kërkimi për arrestim të Nanos, kur ky i fundit ishte në burgun e Berishë në atë kohë. Edhe deklarimet e “poetit” Halit Shamata nuk kanë garanci të vërtetësisë.
Hajdutët do të gjenden shumë shpejt. Por si i bëhet, që mos lejohet më shteg për të tillë ngjarje? Prandaj Prokuroria, krahas hajdutëve, duhet të procedojë penalistë edhe ata, që marrin rogen e qeverisë dhe nuk zbatojnë vendimet e saj! Vetëm kështu mund t’i pritet rruga krimit në Shqipëri, pasi shteti punon 24 orë pa pushim dhe jo me turne!
NË BRENDSI
• Materniteti i Tiranës, tani vetëm emri ka mbetur “i vjetër” 10
• “1 Maji”, dita e punës, Qeveria: Viti 2000, 3.5 milionë dollarë për punën 9
• Për tre ditë, 260 taksi në sitë të trefishtë, gjobiten shumë 11