03/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 maj 2000

Gorea, çi bëni 23 mijë lekë taksa për frymë

DURRËS - BASHKIA Durrsakët po paguajnë FAQE 10

Policia vë në pranga grupin e Ishmit

Nëntë të arrestuar kanë kryer katër vrasje, një plagosje, një rrëmbim personi FAQE 10

Durrës, 4 muaj 57 të arrestuar

Forca zbuluese arrin në 90%, 57 persona të arrestuar akuzohen për krime të rënda FAQE 13

Rendi në rrezik nga adoleshentët

Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin e krimit, ndikojnë pasojat sociale FAQE 11

Prokuroria: Stop 12 katëshit

Ka dokumenta të falsifikuara, ekzistojnë dy leje ndërtimi të ndryshme nga njëra-tjetra FAQE 11

ant iarma — Vetëm në Sukth dje dorëzohen 118 armë

antiarma Vetëm në Sukth dje dorëzohen 118 armë Në Sarandë në një ditë 30 armë dhe 200 fishekë FAQE 13

Berisha: SHBA e OSBE i është nga Shqipëria, grekët armiq, PNUD, organizatë mafioze

Berisha kthehet nga klinika më i sëmurë, por shumë më tepër i rrezikshëm për të ardhmen e vendit Ky njeri i sëmurë psikikisht kërkon të izolojë dhe ndëshkojë Shqipërinë FJALË PËR FJALË NGA BERISHA - SHBA edhe në Mars arrin, por jo në Shqipëri për zgjedhje • Amerika nuk bën dot zgjedhje të lira këtu • PNUD, (organizata e OKB për zhvillimin) organizatë mafioze • Jorgos Papandreu, ministër i Jashtëm i Greqisë, armik i Shqipërisë • Papandreu e Nano po ndajnë ishujt e Greqisë • Mos e diskutoni, një pjesë e atyre që kërkojnë të vijnë në Shqipëri për zgjedhjet janë mafiozë • Ka ardhur koha që të bëjmë monolog, të flasim me veten dhe pastaj të flasim me të tjerët • Kryetari i PD, akuzon PNUD së po vjedh paratë e regjistrimit, shpall Greqinë armike të Shqipërisë dhe kërkon ngritjen e komisioneve dhe regjistrimin paralel të popullsisë • Urgjentisht të filloni regjistrimin e popullsisë, nuk do të ketë asnjë ndërhyrje të administrate • Përgatituni për betejë LEXONI MË SHKRUTIME “ALTERNATIVEN” E BERISHES NË FAQE 2

Nano: Bashkëpunim me opozitën për një proces të pakontestueshëm zgjedhor

Dje mbledhje e Grupit Parlamentar të PS, diskutohen nenet e projektkodit Kryetari socialist: Do të pranojmë vetëm propozimet racionale të opozitës

Zgjerohet hetimet, dje shumë të pyetur

Vjedhja e thesarit / Prokuroria: Në mars 1997 u bastis krejt objekti ku ruhej thesari Dje prokurorët kanë marrë në pyetje të arrestuarit dhe persona të tjerë që kanë dijeni rreth ngjarjes FAQE 3

PD e ka lidhur gomarin rreth Berishës

ÇESHTJE E DITES Nga urtësia: Pacienti shkoi për lesh dhe u kthye i rruar! Berisha u kthye nga një vizitë mjekësore nga Vjena, por imazhi i tij i paraqitur fill pas kthimit nga shumë stacione televizive të kujtonte atë thënien tonë: “Shkoi për lesh dhe u kthye i rruar!” Berisha u duk më i sëmurë pas vizitës. I dalë përpara drejtuesve të PD-së në rreth e më këtë herë iu vërsul si i tërbuar PS-së e Nanos, PNUD-it, SHBA-së, Papandreut e Venizellosit... Duke shkumëzuar e duke i gjetur fjalët më vështirë, lideri i PD-së bëri thirrje drejtuesve të PD-së të hapin sytë në zgjedhje, pasi PS-ja, po vjedh e po ngatërron listat elektorale nëpërmjet korrupsionit që i ka bërë PNUD-it. Duke fluturuar përçart në ligjëratën e tij pa kokë e pa këmbë, lideri i PD-së iu vërsul qeverisë greke, të cilën e akuzoi se, në bashkëpunim me Milosheviçin, po punon të gjallërojë gjysmë e Shqipërisë. Gjithmonë në ekstazë, të përftuar ndoshta nga përdorimi me tepricë i medikamenteve mjekësore, ai nuk la pa thumbuar në mënyrë “diplomatike” edhe SHBA-na, e cila, sipas tij, nuk ishte mundur të monitorizonte zgjedhjet lokale. Me dy fjalë, provinciali dinak nuk ishte dakort as me hartimin e listave elektorale nën vëzhgimin e PNUD-it dhe as me monitorizimin e zgjedhjeve nga të huajt, pasi ai e ka ndarë që tani mendjen të mos e pranojë rezultatin e votimeve në zgjedhjet lokale. Ai e di mirë se me të huajt në këmbë e ka të pamundur të formulojë akuzat e tij idiote, nga skema e të cilave nuk del dot! Nga pikpamja historike, gomarllaqet që lëshoi nga goja dje Berisha, të kujtonin fjalimet e Enver Hoxhës, ku bënte me lafë copë-copë UNRA-n e OKB-në, SHBA-në, Greqinë, Kinën, Japoninë, Rusinë, Evropën e Australinë... Vetëm se Berisha e flet shqipen shumë më keq nga Hoxha dhe ka dobësi të theksuara në fshjen e paranojës. Nga pikpamja perspektive, ekzistenca e Berishës në krye të PD-së shihet si një rrotullim në boshllëk i opozitës, e cila e ka lidhur gomarin të Berisha. Dhe vështirë të priten zgjedhje racionale nga ky çift, që jeton me ëndrrën “kullot e pellit”. NE BRENDEJSI • Brojka i kish kërkuar vetë ushtrisë që ta pastronte Tiranën, por tani thotë se ajo po bën fushatë. • ENEL do të menaxhojë KESH-in, vjen shpëtimi 140 milionë USD