Deputetët shqiptarë kundër deputetëve italianë në futboll
FAQE 14
Bashkë me thesarin është vjedhur arkivi i SHIK-ut
TË REJA NGA VJEDHJA E KRRABËS
Bashkë me thesarin është vjedhur arkivi i SHIK-ut
SHIK kish marrë me qira ambiente në tunelin e Krrabës
FAQE 9
Tritol në Vlorë, policia ndalon natën 70 vetë jo vlonjatë
Berisha të dielën në Vlorë si më 5 shkurt 1997: Me qindra mercenarë jo vlonjatë
• Berisha nisi dje në Vlorë kamikazët e tij me pagesë • Janë ngallmu i Tiranës, Laçit, Lezhës, Kavajës, Durrësit • Të gjithë me paratë që kanë marrë janë strehuar nëpër motele • Operacioni kriminal "Memia": Drejt Vlorës me targat e Jugut • Po ndërrohen targat, SH, BC, LE, LA, MT, DI, DR etj me targat VL, FR, LU, GJ, TP etj • Policë, gati goditjen e ashpër në të gjithë aksin nga Tirana deri në Vlorë
Bashkia e PD shtyn prapë rregullimin e rrugëve
Vendimi i Qeverisë përcakton ndërtimin e rrugëve në 4 javë, Bashkia i shton dhe 3 javë të tjera
FAQE 8
Këtë verë, ujë i sigurtë për 90% të Tiranës
Vetëm dje u dhanë 60 miliardë lireta për ujësjellësin e Tiranës
FAQE 8
Italia, 82 miliardë lireta për drita dhe ujë në Tiranë
FAQE 6
NË FOTO: Kjo është shfaqja e fundit publike e berishëve në qytetin e Vlorës, 5 shkurt 1997, këto janë trupat mercenare të Agim Shehut që rrethuan Vlorën
Berisha: Të brojmë kolonel Bishqemin, po e rrahin në burg
Berisha tradhton veten për herë të dytë publikisht për floririn
Bën verifikimet në burg Pjetër Arbnori: As nuk e ka prekur njeri me dorë
SPECIALE NË FAQET 2,3,4,5
Berisha tradhton veten për herë të dytë publikisht për floririn
Berisha: Të brojmë kolonel Bishqemin, po e rrahin në burg
Bën verifikimet në burg Pjetër Arbnori: As nuk e ka prekur njeri me dorë
FAQE 10
Berisha, busti kapos së terrorit në “Masakrën e 4 shkurtit”, Osman Kazazi
Ja nderi që Berisha po i kthen shesheve dhe rrugëve
• Ja kuptimi konkret i antikomunizmit të Berishës: Met Huta ka dëshmuar vrasjen e dy vëllezërve të tij komunistë më 4 shkurt nga vetë Osman Kazazi
FAQE 16
Vlonjatë! Tregohuni të matur, por jo sepse “budallait i hapet rrugë”
ÇËSHTJE E DITËS
Vizita e Berishës në Vlorë është planifikuar të kryhet ditën e dielë dhe nga kronikat e mediave televizive shihet qartë se situata në qytetin martir të Vlorës nuk është më e qetë. Populli shprehet pro dhe kundër kësaj vizite dhe kjo është një gjë e natyrshme për një vend demokratik, mirëpo problemi është se prononcimet janë shumë ekstreme dhe janë larg tolerancës demokratike.
Shqipëria ka hyrë aktualisht në një rrugë të mbarë, e cila po vlerësohet nga komuniteti botëror dhe vendi është në prag të futjes së investimeve të huaja tepër të rëndësishme. Situata në Kosovë po shkon drejt një stabilizimi të vazhdueshëm, ndërkohë që shqiptarët i janë rikthyer punës dhe po i rikthehen investimeve të pasurive që kanë në vend. Një destabilizim i vendit në këtë moment të favorshëm për të gjithë ne do të rezultonte fatal për Shqipërinë. Bota do të na i rimbyllte dyert dhe investimet, për të cilat kemi aq shumë nevojë, do të shtyheshin sërish për në kalendrat greke.
Pikërisht për këto arsye, si dhe për të shmangur urrejtjen për njëri-tjetrin, populli i Vlorës duhet të treg ohet gjakftohtë dhe i matur ditën e dielë. Ai nuk duhet të bëjë pre e provokimeve, apo e tensionimeve të momentit, nuk duhet t’i përgjigjet sherrit dhe nuk duhet të rrezikojë inatet e vjetra. Policia e Vlorës duhet ndihmuar në këtë ditë delikate, që të merret vetëm me ecurinë e mitingut dhe mos shpërndahet në një qind fronte, për të mos bërë pastaj detyrën e saj. Populli i Vlorës, pa dallim feje e politike, është popull patriot dhe për hir të gjakut e të zemrës, që ka, duhet të tregohet tolerant dhe i mençur të dielën.
Qëndrimi më i saktë paraqitet përmes votës. Zgjedhjet po afrojnë dhe vlonjatët, si gjithë shqiptarët, do të kenë mundësi ta tregojnë mendimin e tyre në mënyrë demokratike përmes votës.
Të biesh preh e provokimeve të dielën në Vlorë, pavarësisht se kush është fajtor, do të thotë të shkatërrosh gjithë arritjet e mundshme perspektivën e një populli brenda një momenti me duart e tua. Vlora e flamurit, Vlora e qëndresës, Vlora e martirëve, Vlora e punës, Vlora e bukur duhet të tregohet e matur të dielën. Jo sepse budallait i hapet rrugë, por për hatër të Shqipërisë dhe për hatër të fëmijëve tanë. Maturia e ditës së dielë do të jetë një tjetër akt i shquar patriotik i këtij qyteti, që do të rritë me dinjitet pranë akteve të tjera të shquara patriotike të këtij qyteti hero!
NË BRENDSI
• Grumbullimi i armëve - prioritet në kuadër të Paktit të Stabilitetit ............... 10
• Në 10 ditë mblidhen 2000 armë dhe 1.3 milionë fishekë.................... 9