20/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 maj 2000

Berisha nuk ia dorëzoi thesarin Bankës, ai ka kodin e dyerve

Deklaratë e fortë e Guvernatorit të Bankës për thesarin: Banka i kërkoi thesarin edhe në ’93-shin, edhe në ’96-ën, ai nuk ia dha • Ka dokumenta që tuneli ka qenë që në ’93-shin pa drita • Përse e mbante Berisha në errësirë? • Për ta vjedhur? FAQE 6

Nano: Të ndërtojmë një shtet për qytetarët

Kryetari i PSSH, Fatos Nano në tryezën për Demokraci: Tani kaloi faza e konstituimit. Të aktivizojmë efekte funksionale • Mblidhet tryeza kombëtare për Demokracinë, në kuadër të paktit të Stabilitetit. Kryetari i PS paraqet një studim të PS Nano dorëzon në Tryezë Konventën Kombëtare të Vlerave • Forumi më i lartë i PS mbledhjen e radhës do ta zhvillojë në qytetin bregdetar. Qeverisja e koalicionit, diskutimi kryesor KPD e PSSH, të mërkurën mblidhet në qytetin e Vlorës FAQE 2-3

Nano: Ndryshimet kanë ndodhur dhe do të ndodhin vazhdimisht

• Kryeministri Meta do të ketë gjithë mbështetjen e PS për veprimet që mënjanojnë shpenzimet në kohë • Me PS dhe me mua si kryetar, Meta ka ndarë shqetësimin edhe për sektorin e infrastrukturës FAQE 3

Jep dorëheqjen ministrja Shuli

• Kryeministri i paraqiti Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Z. SOKOL NAKO në postin e Ministrit të Transportit • Nako është 30 vjeç, i shkolluar në Tiranë, Bratislavë ku mori titullin “Magjistër i së drejtës” • Studioi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka marrë titullin “Master” në të Drejtën dhe Financat e korporatave • Ka marrë titullin “Honoris Causa” për rezultate të larta në SHBA • Ka punuar në Gjykatën e korporatave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës • Momentualisht këshilltar juridik i kryeministrit Ilir Meta FAQE 3

Kryetari i PS Vlorë padit Sali Berishën

• Pas akuzave të Berishës me qëllim futjen në gjak të Vlorës, kryetari i PS Niko Veizi padit për shpifje Sali Berishën FAQE 6

Berisha thirret në prokurorinë e Vlorës

• Pas dëshmive të tij në rrugë për vrasjen e të ndjerit Agim Hysenbelliu, kryetari i PD-së thirret në Vlorë për të dëshmuar para prokurorëve FAQE 6

-speciale- Afatet e gjykimit ja si po riciklohet krimi ordiner

-speciale- Afatet e gjykimit ja si po riciklohet krimi ordiner • Riciklimi i krimit nis që nga vendimet e paramenduara të gjyqtarëve për favorizim të kriminelëve FAQE 20

60 ditë dhe 500 milionë drahmi gati për ata që humbën shtëpitë

Kredia greke, nuk ka më pengesa. në skemat piramidale • Ky është kësti i parë dhe 4.5 miliardë drahmi të tjera do përdoren për këtë kategori të pastrehësh FAQE 5

ÇËSHTJE E DITËS

Fundi i psherëtimës “Kur do të behemi edhe ne me rrugë”? Kabineti Meta sërish akordoi fonde për rrugët dhe po t’i referohemi vetëm muajve të fundit, del se qeveria ka dhënë për rrugët rreth 1,5 miliardë lekë, të cilat nuk janë shumë të përfituara nga ngritja e taksave të paguara nga populli, por pasojë e një politike financiare, e cila e ka limituar në mënyrë të konsiderueshme evazionin fiskal. Këto shumë të dhëna për rregullimin e infrastrukturës së vendit do të kthehen në shumë më të mëdha, nëse projektet do të zbatohen në kohë dhe me cilësinë e duhur, pasi ato do të ndihmonin në aktivizimin e resurseve të tëra të paralizuara të vendit për shkak të rrugëve mizerabël, që kemi. Nëse kabineti Meta po tregonte vullnetin maksimal për të rregulluar rrugët, duke i dhënë para pa kursim, dhe po tregonte i hekur me çdo funksionar, që nuk po zbaton detyrat e tij lidhur me rrugët, betej[a] nuk mund të quhet e përfunduar këtu. Beteja duhet të vazhdojë pa asnjë kompromis kundër tenderuesve mashtrues, që kanë paralizuar punimet dhe që duan t’ia shesin shqiptareve sapunin për djathë. Lekët e dhëna për rrugët janë lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe si të tilla ato duhen konsideruar para të shenjta, me të cilat nuk duhet të përfitojë askush. Tani cikli po mbyllet shqiptarët po i paguajnë taksat, qeveria po i jep paratë e tyre për rregullimin e rrugëve dhe taksapaguesit duhet të shohin se si janë materializuar paratë e tyre. Këtu ka një moral dhe ky moral duhet të organizojë gjithë punën e qeverisë, ku derë pafatë e të korruptuarve. Në këtë jo vetëm nuk mund të ketë kompromise e toleranca absurde, por duhet të përsoset legjislacioni, që tenderat mos konsiderohen si para që duhen futur në xhep dhe që në dyert e firmosjeve të tenderave mos paraqiten më njerëz që mbajnë në duar valixhe plot me para. Rrugët janë turpi i Shqipërisë, janë paraliza jonë, janë stresi ynë dhe kjo situatë e turpshme duhet të marrë fund tani që janë edhe paratë. Nëse deri dje zyrtarët fshiheshin pas investimeve modeste, sot askush nuk mund ta nxjerrë më këtë argument. Psherëtitjes së popullit “Kur do të behemi edhe ne me rrugë”? i duhet dhënë fund! Por fundi fillon duke hequr mashtruesit, hajdutët e të pafatët fillon nuk është e vështirë të identifikohen!

NË BRENDËSI

• Çështja “Avdyli”, shtohet lista e të dyshuarve........ 24 • Leksion amerikan për antiterrorin, trajnohen në amerikë ekspertë të policisë, prokurorisë, ushtrisë........ 24 • Zbulohet pengmarrësi i ’97-ës, kishte rëmbyer një shtetas........ 24

MBLEDHJE E KPD TË PS

Ditën e mërkurë, datë 24 Maj 2000, ora 11.00 në qytetin e Vlorës zhvillohet mbledhja e KPD të PSSH. Në këtë mbledhje do të bëhet analiza për qeverisjen dhe përgjegjësitë për Kongresin vjetor të Partisë e detyrat që dalin në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme të pushtetit vendor. Sot në ora 11.00, në selinë e Partisë Socialiste Tiranë jepet një konferencë shtypi. Ftohen gazetarët e interesuar të marrin pjesë.