23/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 maj 2000

Hashim Thaçi rizgjidhet kryetar me shumicë dërrmuese votash

MBYLLET KONGRESI I PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS FAQE 28

Meta pret në Shkodër kryeministrin malazez

SOT NË SHKODËR TAKIMI HISTORIK Bisedime për bashkëpunimin ekonomik si dhe për perurim i lidhjes së kabllit telefonik mes dy telekomeve FAQE 5

Ja si Berisha mori për vete thesarin

Mori shkresash dhe në dëshmojnë vjedhjen me paramendim të thesarit nga ish-presidenti i Republikës • Mblodhi Këshillin e Ushtarakëve dhe mori thesarin • Shkeli ligjin 7559 dt.22.4.1992 "Për Bankën e Shqipërisë", të cilin e kish dekretuar vetë më 4.5.1992 • Më 4.5.1992 Berisha dekretonte që "Banka e Shqipërisë ruan thesarin e shtetit", ndërkohë që në dhjetor 1992 vendosi nën administrim ushtarak thesarin e marrë nga Tunelet e Skraparit LIGJ PËR BANKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 «Për dispozitat kryesore kushtetuese», me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë dhe vepron në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Banka e Shqipërisë është person juridik në qendër në Tiranë. Neni 2 siont e sistemit financiar që lidhen me aktivitetin bankar në Republikën e Shqipërisë. • Përcakton kushtet në emisionin e monedhës, drejton valutën në tregun e shkëmbimeve me jashtë, kushtet e kreditit duke rregulluar nevojat për kredi, kushtet financiare, duke rregulluar depozitimin e detyrueshëm të bankave në nivelin të dytë, duke vepruar si agjent fiskal dhe duke ruajtur një treg të rregullt me pjesëmarrjen aktive të letrave me vlerë. 2. Banka e Shqipërisë bashkëpunon me organet shtetërore dhe, kur e çmon të arsyeshme, duke u mbështetur në dispozitat e këtij ligji, ndërmerr veprime të nevojshme për arritjen e synimeve dhe kryerjen e funksioneve të saj. [Neni 4] Bankës së Shqipërisë i jepet për mendim çdo akt normativ që i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave në fushën e politikës financiare e valutore. KAPITULLI III VEPRIMTARITË KRYESORE TË BANKËS Neni 13 Banka e Shqipërisë ka kompetenca dhe mban përgjegjësi në veprimtaritë e mëposhtme: a) të miratojë e zbatojë politikën monetare, qëllimi që të plotësojë detyrat e përcaktuara në nenin 3; b) të mbikëqyrë e të rregullojë sistemin bankar të Shqipërisë me qëllim që të sigurojë veprimtarinë dhe zhvillimin e tij; c) të veprojë si emetuese e vetme e monedhës së vendit në Republikën e Shqipërisë si në kartëmonedhë, ashtu edhe në monedhë metalike; c) të zbatojë politikën e shtetit për kursin e këmbimit, duke përfshirë licensën, rregullimin dhe kontrollin e veprimeve të këmbimeve me jashtë; d) të veprojë si këshilltare për Këshillin e Ministrave për çështje ekonomike; dh) të kontrollojë kambialet, çeket, obligacionet dhe instrumente të tjera detyrimesh; e) të blejë e shesë obligacione dhe letra të garancisë, të emetuara nga institucionet financiare dhe bankare shqiptare e banka të huaja; e) të blejë e të shesë ar dhe metale të tjera të çmuara, si dhe gurë të çmuar për llogari të vet dhe për llogari të të tretëve; f) të blejë e të shesë mjete ndërkombëtare të pagesave, si valutë e mjete të tjera, të administrojë rezervën ndërkombëtare të shtetit dhe të ndihmojë në zgjidhjen e përshtatshme të veprimeve ndërkombëtare; g) të ofrojë kredi institucioneve bankare e financiare; gj) të emetojë letra me vlerë për llogari të shtetit dhe për llogari të vet; h) të veprojë si bankiere me institucionet financiare, qeveritë e huaja dhe agjencitë ndërkombëtare; i) të japë parapadhënie ose hua monetare shtetit; j) ruan thesarin e shtetit. Neni 65 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 22.4.1992 Nr. i ligjit: 7559 Shpallur me dekretin nr. 172, datë 4.5.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha. Në foto: Kryetari i opozitës Sali Berisha Faksimile të ligjit "Për Bankën e Shqipërisë" miratuar në 22.04.1992 dhe dekretuar nga Presidenti i Republikës Sali Berisha më datën 04.05.1992

Ja si hynë në tunelin e thesarit - vjedhësit “ripërsërisin” vjedhjen para kamerave dhe policëve

• Ja si hynë në tunelin e thesarit - vjedhësit “ripërsërisin” vjedhjen para kamerave dhe policëve • Prokuroria, hetime në bashkëpunim me Guvernatorin, sigurohen dhjetra dokumente FAQE 2-3

Ja profesionet që kërkojnë për punësim legal italianët

Ministria e Punës dhe Ambasada Italiane njoftim tjetër për punësimin legal në Itali Infermiere, personel jo i kualifikuar për shërbime sanitare, guzhiniere dhe asistente guzhiniere, kamarierë dhe profesione të ngjashme me ta, barista, pastruese ta kateve, magaziniere, personel ndihmës ne magazina, personel për shërbime pastrimi dhe higjene, punetore per levizjen e mallrave, pastruese dhe mbledhëse për plehera, bashkepunetore per pune shtepie, ndihmes per persona te pamundur ne institucione rehabilitimi ose te shendetit publik, muratore, karpentiere dhe marangoz, bojaxhinj, personel ndihmes ne ndertim, hidraulik dhe vendoses te tubave hidraulike dhe te gazit, elektricista dhe instalues te linjave elektrike, fondeista dhe personel tjeter ne fonderi, saldatore, punetore dhe personel tjeter ne aktivitete industriale, punetor bujqesie, punetor blegtorie, punonjes bujqesie per rritje lulesh dhe bimesh ornamentale, mobilieri, marangoz dhe punetore per makineri punimi te drurit, rrobaqepesa dhe prestare, punonjes prodhimi kepucesh, doreza dhe artikuj te tjere lekure, punonjes per tezgjahe mekanike per pelhura dhe trikotazhe, punonjes te tjere per makineri te industrise tekstile, konfeksione dhe kepuce, shofere te mjeteve te renda dhe kamiona, drejtues te makinerive per levizje dheu, punonjes te peshkimit Lexoni gjithçka për procedurën e punësimit në Itali / Faqe 32

Skafistët e Fierit, përleshje në det me policinë

FAQE 26

Korrupsioni, Rakipi shkarkon 6 prokurorë

FAQE 3

ORA E FUNDIT Presidenti firmos: Nako ministër i Transportit

Dje pasdite, Presidenti i Republikës Rexhep Meidani nënshkroi dekretin për emërimin e z. Sokol Nako në postin ministrit të Transportit. Dje në mbrëmje Nako shkeli për herë të parë në ministri ku u takua në zyrën e saj me ministren Shuli, që përmes një bisede miqësore i dorëzoi detyrën. Sot në orën 8.00 kryeministri Meta do të prezantojë në Ministrinë e Transportit ministrin Nako.

Vizita në Kosovë, një ëndërr paranojake e Berishës

ÇESHTJE E DITES Sipas njoftimeve të shtypit, lideri i opozitës po përgatitet të shkojë në Kosovë. Qëllimi i kësaj vizite nuk duhet të jetë edhe aq problem kosovar dhe ndihma e opozitës shqiptare për të ndihmuar në mbarëvajtjen e punëve atje. Kjo vizitë merr ngjyra të hapura personale, po të kemi parasysh pozitën e vështirë të Berishës brenda Shqipërisë dhe kartën e nacionalistit, që ai e mban fort në duar. Duke luajtur kartën e nacionalistit të flaktë, si çdo politikan pa vizion e sharlatan, Berisha mendon se do të pritet me madhështi nga kosovarët dhe kështu ai do t’i tregojë “indirekt” botës dhe EDU-së, se Berisha ka mbështetje të shqiptarët dhe se ai është çelësi i vetëm për zgjidhjen e krizave shqiptare e, pse jo, edhe ballkanike! Kjo është ëndrra e Berishës - një ëndërr paranojake. Por vështirë se kosovarët do ta luajnë lojën e tij. Kosovarët tani e njohin po aq mirë, sa ne, Berishën dhe kredon e tij “përça e sundo”! Nga ana tjetër, kosovarët e dinë mirë se tani ata i çon drejt familjes europiane bashkëjetesa dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Kosova e fitoi luftën me Serbinë dhe tani i duhet të fitojë paqen. Në këtë kontekst, Berisha është njeriu më i papërshtatshëm për t’iu dhënë mesazhe paqeje kosovarëve, pasi ai mbetet “mjeshtër” vetëm kur flet për shkatërrime, tritol, zjarre, derra, kusarë e fëral...! Kjo infrastrukturë berishiane nuk iu hyn në punë kosovarëve, të cilët s’kanë nevojë për përçarje, por për bashkim; kanë mbyllur kapitullin e shkatërrimit dhe kanë hyrë në epokën e ndërtimit. Gjithsesi, mbetet me interes të shiukohet se si do të reagojnë kosovarët ndaj fjalorit “patriotik” të Berishës, i cili do të shkojë në Kosovë për të dëshmuar se sa e do Kosovën. Por është e vështirë të mendohet, se kosovarët do të mahniten nga fjalët “patriotiko-nacionaliste” dhe do të harrojnë realitetin e tyre. Me interes do të jetë edhe reagimi i mikut dhe aleatit të Berishës, Ghandit shqiptar. Ky Ghand do të jetë pro, apo kundër histerisë nacionaliste të pacientit shqiptar?

NJOFTIM

Ju njoftojmë se më datë 24.05.2000 në orën 11.00, në sallën e ish-Shtëpisë së Pushimit të Punëtorëve, Uji i Ftohtë, Vlorë, zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH me këtë rend dite: 1. Përcaktimi i prioriteteve dhe zgjidhjet e shpejta konkrete - bazë për rritjen efikase të qeverisjes (Nam ik Dokle) 2. Aprovimi i Rezolutës së KPD të PSSH për rritjen e efikasitetit të qeverisjes (Namik Dokle) 3. Shqyrtimi dhe miratimi i udhëzimit dhe kritereve për zhvillimin e fazës së tretë të zgjedhjeve të strukturave lokale të PSSH-së (Petro Koçi) 4. Vendimi për thirrjen e Kongresit të PSSH-së (Petro Koçi)