24/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 maj 2000

220 vjet burg për 23 trafikantë shqiptarë vajzash 15-17 vjeç

Dënime të ashpra në Romë kundër bandës "mizore dhe të rrezikshme" të shqiptarëve trafikantë vajzash Kulmi i aktivitetit të tyre fundi i '98-ës dhe fillimi i '99-ës në zona rreth kryeqytetit italian FAQE 20

Shqipëria dhe Mali i Zi: Do hapim porta të tjera në kufi

Takim i Kryeministrit Meta me homologun malazez, Vujanoviç: Shqipëri - Mali i Zi, zgjerohet bashkëpunimi Frytet e para të bashkëpunimit, Meta e Vujanoviç përuruan lidhjen telefonike me fibra optike • Vlerësim politik për përballjen e Millosheviçit, korridori 8, mosndryshimi i kufijve, lufta kundër trafiqeve, bashkëpunimi ekonomik (REUTERS)

Athens: Arbitri, i vetmi që del i humbur në një ndeshje

Athens dje në Elbasan përurojnë zyrën e OSBE: "Çfarë mund të bëjë një gjyqtar nëse një ekip braktis fushën e lojës?" FAQE 24 Statuti RTSH na zhgënjeu, ishte aspak në nivelin e duhur Zëdhënësi i OSBE, Porta: Disa nga vërejtjet e Këshillit Drejtues të RTSH-së mund t'i lënë një përshtypje tepër negative Komunitetit Ndërkombëtar FAQE 24 Gati prangat për njerëzit që dhunën skenën e hyrjes së tunelit të thesari FAQE 18

BE, OK aprovimit të ligjit elektoral konform parimeve të OSBE-së

Marrëdhëniet BE-Shqipëri në fazën vendimtare, dje në Bruksel dialogu politik BE - Shqipëri Milo kërkon përshpejtimin e ritmeve për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asociimit FAQE 3

Në koalicion sipas aftësive dhe rezultateve në punë

ÇËSHTJE E DITËS Vendimet e fundit të Kryeministrit Meta në mirëkuptim të plotë me institucionet qendrore të vendit si dhe me qytetarët, i kanë shtyrë disa lidera të partive në Aleancën për Shtetin të nxitojnë të thonë se koalicioni u prish, se ai nuk ekziston më etj., e konstatime të kësaj natyre. Aleatët e PS-së nuk duhet t’i komplikojnë gjërat e thjeshta. Ata duhet të kuptojnë që koalicioni nuk është një bashkim organik, por një bashkim energjish për të mbajtur përgjegjësitë. Nëse rrugët u kthyen në një kancer për këtë vend, askush nuk bëri fajtorë PSD-në, por të gjithë u ankuan: - Pse u lejon PS-ja këtë gjendje të turpshme? Sepse PS fitoi zgjedhjet dhe ajo mban përgjegjësi për vetëm 4-vjeçare, që i dha elektorati shqiptar! Disa lider, pasi partitë e tyre nuk mendonjnë si ata, e shohin koalicionin si influence mbi dikasteret dhe ata dështuan pikërisht sepse tentuan të shndërrojnë ministritë nga leva të ekzekutivit në leva partiake. Ky nuk është koncept koalicioni! Ky është koncept çifligari, koncept arkaik! Askush nuk duhet të harrojë faktin, që PS-ja i ç’emëron dhe i emëron njerëzit sipas aftësive që tregojnë në punë. Ajo e nisi zbatimin e këtij koncepti modern në qeverisje duke larguar nga puna figurat e saj. Ish-ministri i privatizimeve, apo drejtori i KESH-it, nuk ishin figura të PAD-së, apo PSD-së, por ishin figura të PS-së! PS-ja nuk mund të bëhet spektatore e shkatërrimit, kur misioni i saj është të jetë protagoniste e ndërtimit. Prandaj disa liderë nuk duhet të nxitonin të qahen e t’i bëjnë llogaritë sipas dëshirës. Nëse ata pretendojnë se mund të qeversin më mirë se PS-ja, shansi për të gjithë në atë zgjedhjet lokale qe janë në prag! Opinioni publik shqiptar kërkon thellimin e reformës nga PS-ja dhe për këtë arsye i inkurajon vendimet më të fundit të saj. Në të gjithë duhet të luftojmë dobësitë, ndryshe do të humbasim kohë të çmuar, faj ky që bën të merituar ndëshkimin

NË BRENDSI

• Me "paret" e tyre shtruan rrugët, donatorët bindën të japin para plus, SHBA 50 mijë dollarë lagjes 50 ........................ 7 • Në Vlorë drejt finalizimit të kredisë greke për ata që humbën shtëpitë në fajde ................. 7 • Javën tjetër firmat në Stamboll për privatizimin e BKT ................. 16 KULTURË • 300 milionë lekë plus për restaurime dhe premiera ................. 17 • Shefi i Paktit Hombah, në Butrint tek “Miss Shqipëria” ................. 17