06/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 qershor 2000

Berisha ruante floririn me dyer kompensate

Thellohen hetimet për vjedhjen e thesarit të Krrabës. Tuneli i “sigurisë së lartë” me dyer kompensate TUNELI Ja si u vodh thesari në Tunelin e Krrabës, në brendësi të malit Në pyetjen e gjithë projektuesit e tunelit Gjenden letra - prova sipas të cilave ish-guvernatorët e ’93-’97-ës kanë vënë në dijeni Berishën për kushtet

Berisha nuk përgjigjet dot me “Yes” Botës Civile

ÇËSHTJE I DITËS Berisha nuk përgjigjet dot me “Yes” Botës Civile Të dëgjosh mësuesin e mencur, kjo nuk është politikë vasaliteti e servile Kohët e fundit opozita ka ngritur një akuzë të re për pozitën: POLITIKEN YES! Me dy fjalë, në shkrimet e gjata të ideologëve të opozitës, shteti i sotëm shqiptar akuzohet për politikë servile e vasale ndaj vendeve dhe organizmave të Perëndimit. Interesant është fakti, se kjo akuzë vjen nga një parti, e cila në çdo konferencë shtypi të liderëve të saj ka të shpallur flamurin amerikan dhe që ka predikuar gjatë gjithë kohës kur ishte në pushtet, se socialistët janë të dështuar, pasi ata nuk i do SHBA e as Evropa! Por thelbi i kësaj akuze qesharake është në vend tjetër dhe ai ka lindur nga brumi kinëzor i Berishës, i cili i braktisur për shkak të marrëzive të tij nga bota perëndimore, mendon se duke akuzuar në këtë formë PS-në, do t’i demonstrojë atyre se ai është miku i tyre i vërtetë, prandaj ata duhet ta përkrahin! Berisha men- mendon se Perëndimi dhe SHBA nuk dinë të lexojnë mes rreshtave dhe kjo është fatkeqësia e tij e parë. Fatkeqësia e dytë është se ai kujton se bota e qytetëruar harron bëmat e tij, akuzën e drejtpërdrejtë në vitin 1997 në Parlament, se SHBA organizoi revoltat në Jug të vendit dhe akuzat më të fundit ndaj OSBE-së dhe NATO-s, ku këtë të fundit zëdhënësit e tij e cilësuan organizëm shkatërrues dhe jo ndërtues! Duke mos pasur asnjë ide për të ardhmen e saj dhe të këtij vendi dhe duke e ndjerë bazën e saj në rrudhje të vazhdueshme, PD-ja ka filluar bombave tymuese, me idenë: shpif-shpif, se diçka do të mbetet! Por ajo nuk e di se shumicë shqiptarë të lëkundur mes pozitës e opozitës po bëhen me pozitën, thjesht se ajo mban marrëdhënie të mira me SHBA dhe me Perëndimin. Nëse shteti i sotëm, po arrin suksese kjo vjen për arsye të vëmendjes që po tregon ndaj këshillave të Perëndimit dhe të dëgjosh mësuesin e mençur, kjo nuk është politikë vasaliteti e servile, por dëshirë për të ecur përpara. Berishës i vjen për të qarë, që nuk mund t’i përgjigjet me YES Bothës Civile. Ai nuk i përgjigjet dot thjesht, pasi ajo nuk po e pyet më! Ndoshta prandaj pacienti ynë ka filluar të flasë me vete, si Gazidedja e Blerimi i PD-së në Parlamentin e fillimvitit 1997...

VJEDHJA

- Tuneli ka tre hyrje, dy në brendësi të godinës dhe njëra në krah të malit. Këtej ka hyrë hajduti, kanë qenë nëpër tunel duke kërkuar çarjen e parë të ajrimit. Kanë kërkuar atë për shkak të një muri betoni prej 70 cm, që ndante tunelin në pjesë. Kanë hyrë atje, kanë ecur mbi tunel deri në çarjen e dytë të ajrimit. Ajo ka qenë në hapësirën e një dhome të ndodhur në kthinë ku ruhej thesari. Kanë hyrë në dhomë përmes çarjes së ajrimit, ku kanë gjetur një derë kompensate, të cilën e kanë thyer duke patur mundësinë e hyrjes në kthinë e thesarit.

të cilave ish-guvernatorët e '93-'97-ës kanë vënë në dijeni Berishën për kushtet skandaloze të tunelit

për kushtet skandaloze të tunelit Pistë e re hetimesh për thesarin e grabitur • Objekti i rëndësisë së veçantë, “ruante” thesarin nëpërmjet një dere kompensate dhe të amortizuar • Hajdutët kanë hyrë në kthinë e thesarit duke thyer derën, veprim i lehtë ky • Hajdutët kanë ditur skemën e tunelit • Zgjerohen hetimet, kërkohen konstruktorët e tunelit të Krrabës FAQE 9

Nano: Shtetet moderne ndërtohen nga parti moderne

Dje konferencë e fondacionit “Fridrich Ebert” dhe Partisë Socialiste Përpara tre vjetësh, kur kreva detyrën e Kryeministrit, por edhe në cilësinë e Kryetarit të partisë më të madhe të Koalicionit “Aleanca për Shtetin” theksova se “do të rrezikojmë pushtet për të ndërtuar shtet”. Sot, pushtetin nuk e ndjejmë të rrezikuar pasi rezultatet e arritura janë dukshëm të kënaqshme dhe kjo erdhi si rrjedhojë e fillimit të ndërtimit dhe respektimit të institucioneve që i prodhuan dhe do vazhdojnë t’i prodhojnë ato. Përfshirja e individit në qeverisje, e domosdoshme • Meta: Anonimati individit, shpejt do jetë emër imponues Vullneti publik siguron lirinë e individit Çeço: Shkëputja nga pozicionet individuale drejtojnë vullnetit publik Mirëqeverisja, kontratë mes qeverisjes dhe të qeverisurve Rama: PS, e investuar të ndryshojë raportin e qytetarit me shtetin SPECIALE FAQE 2-3-4-5

Policia denoncon deputetë rrugaçë

Bëjnë miting të paligjshëm në Laç

Komisari i Laçit është në detyrë

Poçi: Ai gëzon mbështetjen

Daja i vajzave vret dy dhëndurët

Nuk e pyetën kur u martuan FAQE 9,10

NJOFTIM

Gazeta “Zëri i Popullit” kërkon të punësojë gazetare në Redaksinë e saj qendrore në Tiranë dhe një gazetar për prefekturën e Korçës. Të interesuarit duhet të kenë mbaruar studimet e larta ose të jenë duke ndjekur studimet në gazetari dhe të jenë deri në moshën 30 vjeç. KONTAKTONI: Redaksia e “Zëri i Popullit”, Tel: 042 - 275 32 www.zeripopullit.com

TAKIMI I KATËRT SHQIPËRI - BE

Shqipëria e integruar në procesin e Stabilizim-Asociimit me BE Të hartojmë një kalendar të besueshëm për marrëveshjen FAQE 6