NDALOHET EKUIPAZHI
Kapet anija e trafikut të cigareve "Spring", tani quhej "Geneos"
Prej dy vjetësh kryente linjën Greqi - Mali i Zi dhe shkarkonte në brigjet shqiptare nga Vlora në Shëngjin
FAQE 7
Ministri Halit Shamata urdhëroi bllokimin e inventarëve në Mars ’97
Fakte të reja mbi Krabën. Dëshmi - Ja pse nga Mars ’97 nuk bëmë më inventaret e thesarit
Dëshmon Rezart Veseli, njeriu që kreu inventarin e thesarit në tunelin e Krabës nga viti ’93 deri në vitin ’97
• Grabitja e madhe, anëtarët e komisionit të verifikimit të thesarit, pohojnë: Në mars të 1997, Bishqemi na komunikoi urdhërin e Shamatës për bllokimin e inventarit në objektin "Lumi". Që nga marsi ’97 nuk kemi kryer të katërt, si komision, asnjë inventar për thesarin
DËSHMIA
Inventari i objektit zakonisht kryhej kur kishte ndër-rim të anëtarëve të Komisionit. Ky komision përbëhej prej katër vetësh dhe drejtohej nga kryetari Bishqemi.
JA SI BËHEJ INVENTARI
Bishqemi paraqiste urdhërin për kontroll para nesh pas komunikimit me ministrin e Brendshëm dhe ekipi i kontrollit nisej për të kryer të gjitha procedurat. Anjëherë, në asnjë rast, komisioni i verifikimit nuk kryente kontroll brenda në objekt pa praninë e kryetarit Bishqemi. Ne, nuk kishim asnjë të drejtë që të kontaktonim me asnjë përfaqësues në nivel ministrie, me përjashtim të kryetarit Bishqemi. Pas kryerjes se verifikimit, plotësohej dokumentacioni në të cilin pasqyrohej numri i vlerave. Ky dokumentacion mbante firmat e të katër anëtarëve të komisionit.
PSE U NDËRPRE INVENTARI?
Ne nuk e vazhduam më tej kryerjen e inventarit pasi urdhëri për inventarin u bllokua. Ishte Bishqemi ai që na e komunikoi urdhërin për bllokimin e vazhdimësisë së këtij inventari të cilin ne e kryenim rregullisht që nga viti 1993. Sipas tij urdhërin e kish dhënë ministri.
Ç’NDODHI NË MARS?
Gjithçka ndodhi një muaj më vonë, në mars, kohë të cilën ne nuk e kemi mbuluar me kontrolle pasi siç e përmenda më lart, urdhëri për verifikim të këtij objekti, u bllokua. Pra, ne nuk e kemi parë objektin në gjendje të shkatërruar
Në foto: Ish ministri i Brendshëm i qeverisë Meksi në shkurt-mars ’97, bashkëqytetar i kolonel Arian Bishqemit (Kavajas) Halit Shamata
Në Tiranë gati konkurrimi për kryetar: Ulqini, Reçi, Danaj
Lexoni intervistë me ish anëtarin e Komisionit të Inventarizimit të Thesarit të Krabës, Rezart Veseli FAQE 2
Kryesia diskuton qeverisjen e PS-së në rrethe
Në Tiranë gati konkurrimi për kryetar: Ulqini, Reçi, Danaj
FAQE 5
Barbaso: Gjërat në vend kanë ndryshuar në mënyrë substanciale
Përfundon takimi i katërt Shqipëri - BE
FAQE 3
Meidani: Kushtetuta nuk më lejon kthimin e ligjit elektoral
Meidani pret shartimet e së djathtës
FAQE 4
ÇËSHTJE E DITËS
Batërdi e ndërtimeve po shkatërron qytetet
Para pak ditësh në njërën nga gazetat kryesore të vendit ishte botuar një lajm, ku thuhej se disa banorë të Tiranës i kishin dhuruar një jetë Prefektit të Tiranës, me që ai kishte këmbëngulur të pezullohej ndërtimi i një pallati, i cili ju kishte zënë frymën banorëve afër tij. Pallate dhe lokale të tilla, gati të gjithë me leje ndërtimi, ngrihen në të katër anët e Tiranës. Ato i gjen në oborrin e spitaleve, në oborret e shkollave, në trotuarë, dy pëllëmbë larg banesës fqinjë, në lulishte... mjafton të jesh pronar trualli dhe mund të ndërtosh çfarë të duash! Kjo leje me pash e KRT-ve ka sjellë në Tiranë dhe në të gjitha qytetet tona një batërdi ndërtime, si ajo pas pallateve Shallvare, ku sot re thik nuk hyn dot as zjarfikësja e makina e funeraleve
(Vijon në faqen 4)
Zhvillohen konferencat e rretheve Tiranë, Kolonjë, Sarandë
FAQE 5