Privatizimi i dytë i madh: Kent Bank, IFC, BERZH, që dje pronarë të BKT-së
ANGJELI FIRMOS NË UASHINGTON
FAQE 6-7
Firmat e ndërtimit, biznes edhe me vdekjen, nuk sigurojnë punëtorët
AKSIDENTET NË PUNË
FAQE 5
Berisha ka fshehur me vendim rrugën e hajdutëve
Është fshehur qëllimisht hyrja e tretë e tunelit dhe dhoma me mur tek - tullë para dhomës së thesarit, fillimi dhe fundi i rrugës së hajdutëve që vodhën thesarin
THESARI - Prokuroria gjen vendimin origjinal të Këshillit të Ushtrarakëve i datës 01.08.1992, firmosur nga Sali Berisha për zhvendosjen e thesarit
• Berisha! Dilni në një konferencë shtypi, në të lutemi të na shpjegosh se pse mungojnë në vendimin e transferimit
THESARI E QARË AJRIMI MUR I RI 70cm HYRJA E TRETË (E FSHEHUR NGA BERISHA) DHOMA E FSHEHUR PARA DHOMËS SË THESARIT ME DERË KOMPENSATE MURI TEK-TULLË DHE VRIMA E HAPUR NGA HAJDUTËT HYRJA E DYTË HYRJA E PARË E TUNELIT
Nisma Rakipi: Për kriminelët nuk ka mëshirë
Të priten burimet e zeza që financojnë krimin
Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Arben Rakipi ka kërkuar nga ekipi i tij një luftë më efikase ndaj krimit, veçanërisht krimit të rëndë.
Kërkesa e tij vjen në një kohë, kur prokurorët janë kryqëzuar nga opozita dhe mediat për punë të dobët, megjithëse shpesh herë fajtorë të dëmeve qesharake nuk janë ata, por gjykatat.
Rasti i fundit, ku një kriminel, i liruar nga Gjykata e Apelit në Tiranë, hapi zjarr kundër policisë së Vlorës, i jep të drejtë të plotë Rakipit të ngrejë zërin për një politikë më dorë të ashpër ndaj krimit të çdo lloji.
Nisma e Rakipit duhet përshëndetur në çdo drejtim, pasi konsolidimi i shtetit në Shqipëri nënkupton një zgjim të vazhdueshëm të sferave të veprimit të kriminelëve dhe është e kuptueshme, që reagimi i tyre në këto momente do të jetë më i egër. Vetë krimet e rënda, pas një pauze qetësije, që kanë ndodhur ditët e fundit në vend, dëshmojnë se kriminelët tani janë hedhur në sulm, për ta trembur shtetin dhe për ta detyruar të tërhiqet, që ata të rifitojnë territoret e humbura të veprimit.
(Vijon në faqe 14)
Kur opinioni do të bëhet me policinë?
Vrasja e Brukës, të jetë fundi i goditjeve ndaj policisë
Në mbrëmjen e së mërkurës krimi goditi dhe vrau një tjetër punonjës policie, shefin e antikontrabandës, nënkolonelin 30-vjeçar Kastriot Bruka.
Drejtues policie në disa rrethe të vendit, si në Burrel, Dibër, Krujë, Lac e Durrës dhe së fundi në një nga pikat ku krimi goditet në zemër, në antikontrabandë. Kastriotin e vranë hijet e natës teksa kthehej në familje. Shtypi hodhi menjëherë disa pista, pse mund të jetë vrarë Kastrioti. Për të mund të hidhen edhe pista të tjera, pasi ai ka qenë i pranishëm edhe në ndalim që iu bë Azem Hajdarit në Lac. Por të gjitha këto pista, që në thelb pohojnë se Kastrioti i ka shkelur në kallo dikujt, nuk duhen pranuar. Njeriu i rendit dhe i ligjit nuk i shkel në kallo askujt! Shkelësit e ligjit i shkelin në kallo atij!
Vrasja e një kuadri të lartë të policisë sonë duhet të jetë fundi i goditjeve ndaj njerëzve të ligjit. Policia dhe shteti duhet të demonstrojnë me fakte, se askush nuk duhet të guxojë më të ngrejë dorë kundër njerëzve të shtetit!
(Vijon në faqe 14)
Zbulohet mashtrimi i radhës: Bishqemi, kolonel me 8 klasë shkollë
Përse tre muaj para zgjedhjeve të 26 majit '96 u emërua një i pashkollë të ruante thesarin?
SPECIALE FAQE 2-3
Tërbuf, këshilli i komunës me paratë e asistencës blen armë
Vazhdon botimi i dosjes së hajdutërive të horrave të Berishës në pushtetin lokal
FAQE 10
Për 5 muaj, më shumë armë se vitet '98-'99 të marrë së bashku
FAQE 5
ÇËSHTJE E DITËS
Nisma Rakipi: Për kriminelët nuk ka mëshirë
Të priten burimet e zeza
Kur opinioni do të bëhet me policinë?
Vrasja e Brukës, të jetë fundi