Për revokte ditës/gjaja e Kuksit
Në revoltë ndodhi dje në qytetin e Kukësit, ku rreth 100 persona vendas, kryesisht tregtarë të vegjël dhe elementë kriminalë, të cilët i kërkonin në mënyrë të njëanshme dhe të dhunshme shtetit shqiptar të hiqte taksat doganore të tregtisë së zhvilluar mes tyre dhe tregut kosovar, u vërsulën kundër forcave policore, duke djegur makinat policore e duke i shkaktuar dëme materiale kësaj të fundit.
Policia e Prefekturës së Kukësit e ndihmuar edhe nga forca policore të tjera, arriti ta mbajë situatën nën kontroll, por, ajo që të bën përshtypje në këtë situatë aspak normale, është prononcimi i një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme që drejtonte operacionin, i cili u citua nga “Zëri i Amerikës” të thoshte se policia e ka situatën nën kontroll dhe ajo u zgjidh edhe me bisedime.
Zyrtari nuk specifikoi arsyet dhe synimet e bisedimeve, por ngjarja, ku u qëllua mbi policët dhe u dhunuan mjetet e tyre në një sh-tak, ku vetëm policia nuk është përgjegjëse, e bën disi qesharake këtë deklaratë.
Tashmë nuk duhet të flitet për dialog me njerëz të inkriminuar deri në grykë, të cilët gjuajnë të shtyjnë edhe kundër policisë!
Ndaj këtyre personave shteti duhet t’i lërë veç “bashkëbisedimet paqësore” dhe sjelljen konjukturale, pasi vetëm fati e ka shpëtuar situatën pa viktima njerëzore në këtë përleshje!
Masa të ndryshme shtetërore, por edhe diskreditimi njerëzor, nuk mund t’i shtyjnë individët në sulme agresive e të armatosura ndaj policisë, e cila sot është vetëm një zbatuese e ligjeve në fuqi. Asnjë shfajësim nuk ekziston për tregtarët, të cilët nuk duan të paguajnë dhe detyrimet shtetërore dhe për këtë shkak dhunojnë policinë! Ndaj akteve të tilla vandale policia duhet të jetë në përgjigje, të paktën, me ashpërsinë më të madhe që i jep ligji, në këtë kontekst, deklarimi i zyrtarit të lartë të ministrisë së rendit për bisedime me rebelët, si sinjal pozitiv apo si element për të shmangur të vërtetën, nuk është serioz! Askush nuk e mohon bashkëbisedimin në situata të tilla dhe askush nuk i kërkon policisë të shtyjë mbi rebelët e izoluar tashmë, por rebelët duhet ta kenë të qartë, që do t’ia paguajnë 100 fish dëmet e shkaktuara ndaj shtetit! Ndryshe po u mbyll edhe kjo revoltë me “bashkëbisedime”, nuk është çudi që nesër, në një situatë tjetër analoge, ku policia nuk hyn fare, t’i vijë flaka prej tyre Ministrisë së Brendshme! Negociatat e vetme me rebelët e Kukësit është: Kush qëlloi mbi policët, do të dënohet sipas ligjit dhe makinat e djegura do të paguhen prej tyre 100 fish! S’besoj se kjo ka shtet dhe kjo është logjika e shtetit!
PS e Tiranës: Ja 11 kandidatët tanë për 11 minibashkitë
Ja propozimet e socialistëve për administratorët e lagjeve të Tiranës
Mblidhet KD e PS-së Tiranës për përzgjedhjen e kandidatëve për njësitë bashkiake të kryeqytetit
Njësia nr. 1 LUTER KRESHPA, mjek kirurg
Njësia nr. 2 PËRPARIM BODINAKU, ekonomist
Njësia nr. 3 TATJANA SELENICA, inxhinierie
Njësia nr. 4 VAID KALAJA, ekonomist
Njësia nr. 5 LUAN SHEHU, inxhinier
Njësia nr. 6 IRFAN DASHI, inxhinier
Njësia nr. 7 Baltozah
Njësia nr. 8 GENC TAFAJ, ekonomik
Njësia nr. 9 LUAN ZHEGU, Artist i Merituar
Njësia nr. 10 FATMIRA VEIZI, mjeke
Njësia nr. 11 DIN SELIMI, mjek kirurg
FAQE 2
PD njeh KQZ-në, dje u regjistrua për zgjedhjet
Pse Berisha bëri gjithë atë zhurmë për mosnjohjen e KQZ-së? Vetëm për motiv të luftës politike
FAQE 2
Qeveria amerikane, 12 milionë dollarë për qeverinë shqiptare
LAJME
Qeveria amerikane, 12 milionë dollarë për qeverinë shqiptare
Qeveria shqiptare, gati mënyrën e përdorimit:
Dollarët amerikanë për aksel tregtie,
furnizimin me ujë dhe ndërtimin e 28 shkollave
në të gjithë vendin
Bllof ekologjik, nuk janë derdhur 20 ton karburante në Port
Autoritetet portuale të Durrësit në prani të medias elektronike lokale bëjnë dje verifikimin e gjithë hapësirës së akuariumit të Durrësit
FAQE 13
Boset e karburantit në port, sfidë Metës e Bankës Botërore
Emisari i Ministrit Nako dhe Drejtori i Portit, ultimatum firmave ndërtuese: ndërprisni punimet, do të urdhërojmë forcat “komando”
Qeveria e vendosur për shmangien e katastrofës ekologjike
FAQE 13
Kukës, policia luftë me banditë: hapet rruga, banda merr malet
Nuk ka viktima, 10 të arrestuar, por banditë të tjerë qëllojnë me armë komisariatin, djegin dy makina të policisë
Çmenden ca tregtarë të Kukësit: Nuk duam të paguajmë taksa. Zgjohen kriminelët. Edhe në kundër policisë
FAQE 3
Shqipëri - Qipro 0-0
Kombëtarja: Të pafuqishëm dhe pastaj të pafat
Lluksi i Zhegës, në mbrojtje luajnë sulmuesit
FAQE 15
NIAZI JAHO JA RREGULLAT E FUNKSIONIMIT TE VOTES
NIAZI JAHO
JA RREGULLAT E FUNKSIONIMIT TE VOTES
FAQE 4
LIGJI
MINISTRITË STRATEGJIKE, SHËRBIMI CIVIL, TË GJITHË NË LUFTË KUNDER KORRUPSIONIT
Rishikohet plani i veprimit antikorrupsion
FAQE 5
BANKA
NGA ’96-ta NË ’99-en, SHQIPTARËT I 14 MILIONË LEKE TE REJA ME SHUME I DEPOZITOJNË NË BANKA
Ja të ardhurat
FAQE 8
KESH
NGA SPORTELI I TELEFONIT TEK SPORTELI I DRITAVE - DALLIMI I NJERËZVE DHE MENAXHIMIT
Reportazh në sportelet e KESH e Telekom
FAQE 9